Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama po dublon sistemin e drejtësisë, provokim për shqiptarët e ndërkombëtarët


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, tha se me prezantimin e sotëm, kryeministri Rama u demaskua edhe më shumë si sabotuesi kryesor i reformës në drejtësi.

Ajo tha se kreu i qeverisë përpiqet të provokojë qytetarët shqiptarë, sistemin e drejtësisë e partnerët ndërkombëtarë.

‘Në kuadër të lodhjes së vazhdueshme, shikojmë se si demaskohet më shumë kapësi dhe sabotuesi kryesor i reformës në drejtësi. Çdo ditë dhe më shumë për sytë e shqiptarëve dhe dashamirësve të shqiptarëve, shikohet se si shkatërruesi në drejtësi vazhdon që të sabotojë. I kapur nga krimi i organizuar, provokon. Provokon qytetarët shqiptarë, sistemin e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Sot që ngrihet SPAK-u, sot ai lançon KÇK-në e famshme, policinë politike të tij. Policia deri sot ka qenë avokate e ethshme, avokate që ka pasur dashuri për krimin e organizuar dhe për oligarkët. Kemi pasur polici tradhëtare ndaj aksioneve ndërkombëtare. Kemi parë se si tradhëtoheshin dhe se si spiunoheshin aksionet e ndërkombëtarëve. Kemi parë sesi rriheshin aksionerët e huaj dhe rrahësit hanë e pinë me zyrtarë shqiptarë. Kemi parë se si ngrihen me gaz lotsjellës fëmijë e të moshuar.’ – tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se Rama e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës ndërsa u përpoq të zbukuronte gropën e krijuar nga koncesionet e PPP-të.

Ajo shtoi më tej se minutat e qeverisjes së Ramës ishin duke përfunduar ndërsa nuk duhej lejuar që kjo gjë të ndodhte me shqiptarët.

‘Rama e ka kthyer vendin në Kolumbi të Evropës. Dëgjonim se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza tek koncesionet. Minutat e tij po mbarojnë por ne nuk duhet të lejojmë që me mbarimin e minutave të Edi Ramës të mbarojnë dhe minutat e shqiptarëve’, shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *