Basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu, është përjashtuar përjetë nga basketbolli.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës ditën e sotme.
Deliu goditi me grusht gjyqtarin e ndeshjes, Jurgen Muho, në ndeshjen mes kryeqytetasve e Teutës së Durrësit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Deliu e goditi disa herë me grusht Muhon, duke e rrëzuar në tokë dhe u ndal pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të tjerë dhe lojtarëve të dy ekipeve.