Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet kritikave për nismën “KÇK”: Reagime idiotike, por s’keni parë gjë akoma


Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “reagime idiotike” të gjitha kritikat për nismën kundër “KÇK-së” e cila u shpalos nga vetë ai sot.

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se kjo nismë nuk pengon dhe nuk anashkalon institucionet që po lindin nga reforma në drejtësi.

Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin.”-shkruan Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *