Pak çaste më parë është nxjerrë nga rrënojat e një hoteli në Durrës edhe trupi i një tjetër person.
Bëhet fjalë për një të ri nga Kosova, i cili po kalonte natën në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës bashkë më të vëllanë, i cili rezulton gjithashtu i zhdukur.
Më herët nga një tjetër hotel në zonën e Durrësit u nxorr trupi i pajetë i një vajze të re. Deri tani bilanci i viktimave në Thumanë, Durrës e Kurbin është 18 persona ndër shumë të tjerë janë ende nën rrënoja e bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.