Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planin për menaxhimin e të dëmtuarve nga tërmeti. Ka zgjedhur të mos shpallë gjendjen e jashtëzakonshme por ka rezervuar për të dëmtuarit që të strehohen gjatë në hotele.
Ka qenë vetë Kryeministri që ka bërë se qeveria që drejton do nënshkruajë një marrëveshje me hotelet e Durrësit, Kavajës dhe Vlorës për strehimin e të gjithave familjeve të mbetura pa shtëpi nga pasojat e tërmetit.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”-shkruan Rama në Facebook.