Vendosni fjalën kyçe....

Pas kritikave, Rama shpall më në fund gjendjen e Jashtëzakonshme


Kryeministri Edi Rama pas kritikave që ka marrë, ka deklaruar se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Në mbledhjen e jashtëzakonshme me Këshillin e ministrave, Rama tha se dje nuk ishte koha për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Kam dëgjuar me keqardhje disa opinione të çuditshme për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat kanë ndikuar një pjesë të opinionit publik me idera të çuditshme e të gabuara që ne qenkëshim duke evituar gjendjen e Jashtëzakonshme për të mos marrë përgjegjësitë tona.

Dua t’u them qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pa e ditur se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme, pa na dhënë kohën që t’i bëjmë gjërat me radhë dhe gazetarët që kishin vetëm një pyetje që mund të krijonte audiencë në konflikt, se dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që kishte shpërthyer. Kemi patur komunikim të vazhdueshem me njëri tjetrin në rrugë dixhitale sepse kemi qenë  të shpërndarë në terren për orë e orë të tëra.

Kështu ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin e përkatshëm, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin.“- tha Rama.

Mirëpo me këto fjalë, Rama bëhet i pari politikan që theu solidaritetin për tërmetin, duke bërë politikë duke sulmuar gazetarët dhe kritikët e tij mbi gjendjen e jashtëzakonshme.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *