Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 26 numri i viktimave – Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat në Thumanë


Ka shkuar në 26 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e kaluar.

Përveç 24 personave që janë raportuar vetëm pak më herët nga Ministria e Mbrojtjes, është nxjerrë nga rrënojat në Thumanë një trup i pajetë si dhe ka ndërruar jetë një nga personat që ishte duke marrë ndihmën mjekësore tek spitali i Traumës.

Ky i fundit është 25-vjeçari i identifikuar si Saimir Gregu.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për të nxjerrë nga rrënojat të tjerë njerëz në Thumanë dhe në Durrës.

Informacionet e mëngjesit nga Ministria e Mbrojtjes:

Sipas te dhenave te Agjencise se Mbrojtjes Civile dhe Igjeum qe prej mengjesit te djeshem, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 balle, e deri ne momentin qe po flasim jane shenuar 310 pasgoditje. 

Operacionet e kerkim shpetimit kane vijuar gjate nates ne Durres ku u shpetua Klajdi Qota, ndersa ne Thumane kerkimet do rinisin per pak minuta, pas nderprerjeve disa oreshe per shkak te veshtiresive te nates. Sipas informacioneve paraprake 24 persona kane humbur jeten, 650 jane lenduar dhe 45 jane shpetuar.

Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.

Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.

Mbi 200 specialiste te kerkim shpetimit dhe emergjencave civile nga: BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut kane mberritur ore pas ore ne Shqiperi per te asistuar ekipet shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *