Vendosni fjalën kyçe....

Para dy ditësh ishte kthyer nga Anglia, nxirret pa jetë nga rrënojat e pallatit i riu në Thumanë


Vijon të shtohet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:54 të ditës së djeshme.

Mësohet se është nxjerrë i pajetë nga rrënojat në Thumanë shtetasi Keli Çupi, i cili ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë ku punonte prej disa vitesh si emigrant.

Ndërkohë ende vijon puna për nxjerrjen e trupit të babait të tij Hajredin Çupi.

Nga tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të kaluar, deri tani kanë humbur jetën 27 persona dhe kanë mbetur të lënduar rreth 600 të tjerë.

Pas kritikave nga gazetarët, kryeministri Edi Rama vetëm pak më herët shpalli më në fund gjendjen e Jashtëzakonshme, në një mbledhje me Këshillin e Ministrave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *