Vendosni fjalën kyçe....

Sheshi në Gjilan mbushet plot e përplot me ndihma për Shqipërinë (PAMJET)


Shqiptarët më shumë se kurrë sot kanë patur pranë vëllezërit e tyre nga Kosova, të cilët nuk kanë ngurruar të japin ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesine  kaluar.

Jo vetëm autoritetet e qeveria e Kosovës që u nisën dje duke ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, por edhe qytetarët nga shumë komuna të vendit janë mobilizuar për të grumbulluar ndihma të ndryshme për t’i dërguar në Shqipëri. Sipas faqes “Nisma Thurje”, rreth 20 furgona me ndihma nga qytetarët e Kosovës janë nisur drejt Durrësit mbrëmjen e kaluar.

Gjilani është qyteti i cili ka grumbulluar ndihma të mëdha që siç shihet në fotot e mëposhtme, kanë mbushur plot një nga sheshet në qytet.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin në orën 03:54 mëngjesin e kaluar, kanë humbur jetën deri më tani 27 persona ndërsa numri i tyre mund të rritet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *