Papa Françesku ka reaguar lidhur me tragjedinë e djeshme që ndodhi në vendin tonë, ku rreth 30 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4.
“Shqipëria ishte vendi i parë evropian që doja të vizitoja. Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve. Jam pranë familjeve të viktimave, lutem për të vdekurit, të plagosurit.
Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e kam shumë përzemër.”– tha Papa gjatë meshës në Sheshin Shën Pjetër.
Kujtojmë se edhe sekretari i shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin i ka dërguar më herët presidentit Ilir Meta një telegram në emër të Papës, ku shpreh ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë.