Të paktën tetë persona të lidhur me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) janë arrestuar në Iran gjatë protestave për rritjen e çmimit të karburantit.
Të arrestuarit “kishin marrë trajnime të financuara nga CIA në vende të ndryshme të infiltruar si qytetarë-gazetarë”– tha Ministria e Inteligjencës e Iranit, citon RT.
Gjashtë prej tyre u arrestuan se morën pjesë në protestat e dhunshme në rrugë nën “urdhrat e CIA-s”, ndërsa dy të tjerë u kapën ndërsa po përpiqeshin të “dërgonin informacione jashtë vendit”.
Sipas agjencisë së inteligjencës iraniane, ata të gjithë kishin marrë urdhra për të marrë pjesë në protesta dhe të përgatitnin raporte, “veçanërisht video”.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei më parë fajësoi protestat për një “komplot të rëndë dhe shumë të rrezikshëm” nga SHBA për të mbjellë mosmarrëveshje në Iran.