Banorët e një pallati në Krujë kërkojnë ndihmë, për shkak se ndëtesa është kthyer e pabanueshme pas tërmetit të fuqishëm të së martës.
Në një prononcim për “Balkanweb”, banorët e lagjes nr.4 apelojnë për ndihmë tek strukturat e shtetit, ndërsa tregon edhe situatën e rënduar përmes pamjeve filmike
“Seç e mban në këmbë këtë vetëm Zoti i madh e di. Ka ikur krejt. Na ka ruajtur Zoti robt. Ka mbarur krejt. Në Krujë Lagjja nr.4 ka dhjetë familje që e kanë kaluar natën jashtë”-thotë qytetari.
Brenda këtij pallati jetojnë 10 familje të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha nga lëkundjet sizmike.