Vendosni fjalën kyçe....

Injorojeni kërcënuesin buxhet-shpuar


Nga Habjon Hasani

Injorojeni kërcënimin e Edi Ramës për median. Është kurth. Ka 48 orë që Edi Rama e ka parë veten jashtë loje, askush nuk kishte nevojë për të, qytetarët u lidhën dhe u organizuan me njëri tjetrin.

E vetmja gjë që i kërkuan ishte të mos taksonte ndihmat që vinin nga Kosova.

Edi Rama këto 48 orë kuptoi se nuk është kryeministri i shqiptarëve, por kreu i nje bande pasunarësh që termeti u lëkundi themelet dhe i nxori zbuluar.

Luftën dhe sulmet ndaj medias ai i bën që media të fillojë të merret sërish me të, sepse ka 48 orë që media po merret me njerëzit dhe Shqipërinë.

Mos bini në kurthin e tij.

Nën kontroll e ka median, është siguruar që ta mbajë një siguresë dhe te mediat opozitare nëpërmjet oligarkëve që i kontrollon me rotacion, njëherë ai, njëherë opozita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *