Vendosni fjalën kyçe....

Tërmetet e fundit, flet sizmiologu: S’ka arsye për panik


Sizmiologu Rrapo Ormeni ka thënë se pavarësisht lëkundjeve të tërmetit nuk ka arsye për panik

Në një deklaratë për ‘News24’ ai theksoi se goditje të tilla janë normale dhe nuk sjellin dëmtim banesash.

Ai ka shtuar më tej se nuk mund të parashikohet sesa do zgjasë kjo situatë por thekson se paslëkundjet janë normale.

‘Nuk ka asnjë arsye në Tiranë për panik, jemi në distancë nga Durrësi, që do te thotë se goditja në Tiranë vjen një deri një shkallë e gjysmë më e ulët, nuk ka arsye të ketë panik. Nuk sjell shembje ndërtesash një pasgoditje me këtë magnitudë. Njerëzit nuk duhet të panikohen, në Tiranë nuk ka asnjë arsye, goditja vjen shumë më e ulët. Nuk mund të përcaktosh se sa do të zgjasë. Pasgoditje të këtij niveli do të ketë, të tjera më të vogla janë normale. Kujtojmë se në shtator vazhduan deri në 1 muaj e gjysmë’.­- ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *