Zhegrova u la në shtëpi të enjten mbrëma, nuk udhëtoi si gjithmonë me skuadrën e Basel. Jo sepse është i lënduar, i suspenduar apo diçka tjetër, por sepse Rusia ende e përzien sportin me politikën.
Të enjten mbrëma, Edon Zhegrova nuk udhëtoi si gjithmonë me skuadrën e Basel për të luajtur futboll. Sipas asaj që raporton “Tagesanzeiger.ch”, Zhegrovës nuk arriti të pajiset me vizë për shkak të pasaportës së Kosovës që posedon, dhe prandaj nuk mundi të udhëtojë me Baselin në Rusi.
Në fund, Basel humbi 1-0 nga FC Krasnodar, por vazhdon të jetë lider në Grupin C.
Megjithatë, prapa ka FC Krasnodarin dhe Getafen me nga 9 pikë çka do të thotë se u duhet fitorja në sfidën e fundit për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.