Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Laç, të zbrazen palestrat të dëmtuarit të zhvendosen në hotele


Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë herët në mëngjes në suazën e tërmetit dhe pasojave që la pas duke dhënë udhëzime për kabinetin e tij.

Rama në krye të herës shpalli gjendjen e jashtëzaonshme edhe në qakrun e Kurbinit pasi më herët e kishte shpallur në Durrës dhe Tiranë.

Më pas kreu i qeverisë urdhëroi që të zbrazen palestrat e shkollave dhe personat e vendosur aty të shkojnë në hotelet me të cilat është lidhur marrëveshje.

Palestrat në zonat urbane duhet të zbrazen urgjentisht dhe janë për fëmijët e shkollave, nuk janë për të mbajtur njerëzit me muaj atje. Kurse për banorët e zonave rurale, refuzimi është i pranueshëm se duan kontakte me kafshët, blegtorinë. Kurse për banorët e tjerë nuk pranohet refuzimi të mos shkojnë në hotele, sepse ata intoksinojnë, thithin si magnet dhe të tjerë dhe shërbejnë si ushqim për “peshkaqenët” e mediave.”-tha Rama.

Për situatën e krijuar nga tërmeti, kryeministri urdhëroi që çdo ministër i qeverisë do të shërbejë si kujdestarët e konvikteve dikur, duke marrë çdo qëndër pritjeje, hotel, nën kujdes dhe të kontrollojë aty mbarëvajtjen në detaje të jetës së banorëve të strehuar.

Një person nga tryeza e kabinetit do të emërohet Komisar i Plotfuqishëm për të ndjekur të gjitha urdhrat dhe marrë kontakt me të gjitha institucionet. U kërkoj një angazhim më të madh zv.ministrave që të mbushin një boshllëk të natyrshëm që do të krijohet për shkak të mungesës së ministrave“-deklaroi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *