Klubi i Premier League, Arsenal ka shkarkuar trajnerin Unai Emery pas rezultateve jo të mira në ecurinë e skuadrës në këtë sezon si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.
Emery ishte për rreth 18 muaj në drejtimin e “topçinjve”.
Nën drejtimin nga Emery klubi i Arsenal këtë sezon ka qenë në krizë rezultatesh ku në Premier League renditet në vendin e tetë pas 13 javësh ndërsa mbrëmjen e djeshme humbi ndaj Frankfurt në Europa League.
Drejtimin e skuadrës përkohësisht do e marrë një ikonë e Arsenalit suedezi Freddie Ljungberg ndërsa drejtuesit do të kërkojnë për një trajner të ri.