Vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave në hotel “Miramare” në zonën e plazhit në Durrës.
Në rrënojat e hotel Mira Mare dyshohet se gjenden ende një trup. Fillimisht punimet u ndërprenë por më pas një grup kroat bëri kërkime me qen nuhatës, ku mesa duket kanë dhënë sinjal për një tjetër poshtë rrënojave. Grupet që po punojnë për kërkim shpëtimin tek hotel Mira Mare, janë ato të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Mbrëmjen e djeshme u nxorrën dy trupa të pajetë nga rrënojat në Durrës, një te pallati i shembur 6-katësh dhe te vila e familjes Lalal në ish-kënetë.