Vendosni fjalën kyçe....

“Kyçen” 7 pallate në Vorë, shpallen të pabanueshme


Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka shkaktuar 49 viktima e 750 të plagosur deri tani.

Përveç dëmeve në njerëz, lëkundjet kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Qindra banesa në Durrës e Thumanë janë shpallur të pabanueshme deri tani.

Tërmeti ka prekur edhe zona të tjera në Kurbin, Fushë Krujë, Tiranë e fshatrat përreth të qyteteve të lartpërmendura.

Në Vorë deri tani janë shpallur të pabanueshme 7 pallate që janë në qendër të qytetit ndërsa banorët janë strehuar te të afërmit ose në çadrat e ngritura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *