Banorët e lagjes Kombinat në Tiranë kanë bërë thirrje për ndihmë. Ata thontë se pallati i tyre është shpallur i pabanueshëm, ndërsa ata kanë mbetur në rrugë të madhe.
Ata kërkojnë nga kryeministri e nga kryebashkiaku që t’u japin zgjidhje.
‘Pallati ynë është shpallur i pabanueshëm. Ne jemi në qiell të hapur. Jemi dy pleq, pa shtëpi, pa bukë. Askush nuk ndërmerr veprim konkret. Ata që organizojnë duhet të mendojnë të sjellin çadra. Tani fillon shiu, temperaturat bien. Ku do shkojmë ne. Të vijnë të na shohin, të na japin një dorë. Në shtëpi çdo gjë ka rënë në tokë. Kemi mbetur në çadër po nuk ëshë zgjidhje. Kemi mbetur në rrugë të madhe.kryeministri e kreu i bashkisë të na japin zgjidhje. Të na çojnë në banesa me qira a në ndonjë vend tjetër të fusim kokën.’ – thonë ata.