Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, është zgjedhur personi që do ta zëvendësojë.
Ai është Zhyljen Varfa, i cili më parë mbante postin e zv/kryetarit të Durrësit që prej 12 vitesh dhe ka patur në dorë financat dhe tenderat e bashkisë.
Vendimi u mor pak më herët nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.
Sako dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pas kritikave që mori lidhur me deklaratën e saj se ishte “e kënaqur me 50 viktima” nga tërmeti.
Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako tërhoqi kritika rreth vetes gjatë një interviste për televizionin “Top Channel”, ku deklaroi: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.
Këto fjalë nuk u pritën mirë nga qytetarët, të cilët i kërkuan asaj dorëheqjen.