Vendosni fjalën kyçe....

Lagjja 17 në Durrës e dëmtuar rëndë nga tërmeti, banorët: Të gjithë po ikin


Banesat në lagjjen 17 në Durrës kanë pësuar dëme të mëdha ndërsa banorët përpiqen të marrin rrobat dhe të largohen ku të munden.

Sipas banorëve të cilët flasin për News 24 në 50 hyrje të një pallati gjendja është e rëndë dhe muret janë të plasaritur.

“Gjendja brenda është katastrofë. Nuk ka mur që nuk është plasaritur. Ka 50 hyrje, aktualisht nuk ka asnjë banor, të gjithë po ngrenë rrobat dhe kanë ikur, dikush fle nëpër makina etj. Këtu është pasuria jonë. Deri në këtë minutë askush nga shteti nuk ka shkelur, nga shkallët deri këtu”- tha një banor për News 24.

Një tjetër banor shprehet se është me 5 fëmijë jashtë e nuk kanë as bukë të hanë.

“Askush nuk është interesuar. Jemi jashtë. Jam me 5 fëmijë dhe kemi mbetur rrugëve. A ka shtet a nuk ka. Kemi mbetur pa bukë”, deklaroi banori.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *