Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë gjatë meshës së të dielës në Burkina Faso, 14 të vdekur


Të paktën 14 njerëz kanë mbetur të vrarë pasi disa persona të armatosur hapën zjarr brenda një kishe në Burkina Faso.

BBC shkruan se viktimat po merrnin pjesë në meshën e së dielës në një kishë në Hantoukoura. Identiteti i personave të armatosur nuk dihet dhe motivi mbetet i paqartë.

Qindra njerëz janë vrarë në Burkina Faso gjatë viteve të fundit, kryesisht nga grupe xhihadiste, duke shkaktuar tensione etnike dhe fetare sidomos në kufirin me Malin.

Autoritetet lajmëruan se shumë njerëz mbetën të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, mes viktimave ishin edhe fëmijë dhe pastori.

Një burim tha për AFP se personat e armatosur u larguan me skuterë.

Tetorin e kaluar, 15 njerëz u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një sulm ndaj një xhamie. Sulmet e xhihadistëve janë rritur në Burkina Faso që nga viti 2015, duke detyruar mijëra shkolla të mbyllen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *