Vendosni fjalën kyçe....

Policia franceze plas përtokë gruan e moshuar gjatë protestës (VIDEO)


Policia franceze ka tërhequr rreth vetes një publicitet vërtet të keq, pasi rrëzoi përtokë një zonjë të moshuar gjatë një proteste në Marsejë.

Protesta u organizua në nder të një tjetër gruaje 80-vjeçare që vdiq pasi u godit nga një granatë policie.

Mbi 1.000 njerëz u mblodhën në Marsejë të shtunën për të kujtuar Zineb Redouane, një banore e këtij qyteti me origjinë algjeriane. Redouane vdiq në spital dhjetorin e kaluar në moshën 80 vjeç pasi u godit në fytyrë nga një granatë gazi lotsjellës, të hedhur nga policia gjatë protestave të Jelekëve të Verdhë.

Demonstruesit mbanin një flamur të madh me mbishkrime si “Batmani vret, le të bëhemi Joker”., citon RT. Ndërsa marshonin pranë apartamentit ku jetonte Redouane, ata brohorisnin: ” Ne jemi të gjithë fëmijë të Zineb! “

Mirëpo tubimi u përshkallëzua në një përleshje midis protestuesve dhe policisë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë marshuesit. Por gjatë një momenti të tillë, hodhën përtokë një grua të moshuar e cila po ecte me një qese në dorë. Ndërkohë rrahën protestuesit me shkopinj.

Disa prej protestuesve tentuan të kthehen për të ndihmuar të moshuarën, por vetëm sa morën më shumë shkopinj nga policët.  Në fund të fundit, gruas iu dha ndihmë mjekësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *