Vendosni fjalën kyçe....

Basha propozim Ramës nga Durrësi: Anulo 150 milionë dollarët për oligarkët, të shkojnë për njerëzit në nevojë


Kreu i PD-së, Basha, i ka propozuar Ramës një plan urgjent me tre pika për përballimin e krizës. Basha ka qenë në Durrës ku ka parë nga afër gjendjen e banorëve të oprekur nga tërmeti.

Ai deklaroi se gjendja është e mjerueshme pasi shumica e banorëve nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.

‘Shumica e banorëve nuk ka marrë asnjë lloj ndihme dhe ka pasiguri, sepse njerëzit nuk e dinë në mund të jetojnë brenda banesave të tyre të dëmtuara. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit në nevojë dhe është koha për veprime urgjente dhe të mirëkordinuara.’ – tha Basha.

Më tej kryedemokrati theksoi se qeveria duhet të shfrytëzojë fuqinë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të anuluar 150 milionë dollarë të planifikuara për koncesionet e 10 oligarkëve dhe ato t’u shkojnë njerëzve në nevojë.

‘Të përdoret fuqia që ka qeveria në gjendjen  e fatkeqësisë natyreore për të anulluar afro 150 milionë dollarë të planifikuara për dhjetë oligarkë dhe ato t’u akordohen njerëzve në nevojë. Këto i propozoj si kryetar i opozitës.’ – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *