Zyra për menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë bilancin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntori.
Sot është dita e 6-të pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion dhe bilanc paraprak mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.
Gjatë ditës së sotme:
- U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;
- Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;
- Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;
- në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;
- Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;
- Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;
- U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.
Në terren vijon me intensitet puna për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
Në Tiranë janë ngritur 27 grupe vlerësimi. Në Durrës, grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave përbëhet nga 70 ekspertë inxhinierë, nga të cilët 50 të huaj.
Në Kamëz janë 4 grupe pune në terren, në zonën e Bathores dhe atë të Paskuqanit nga tre grupe pune secila. Në Rrogozhinë veprojnë 5 grupe verifikimi, ndërkohë që vazhdon inspektimi në terren edhe në të gjitha zonat e tjera të prekura, si Kruja, Laçi, Lezha, Shijaku apo Vora.
DËMET NË BANESA
Në Qarkun Tiranë, rezultojnë 2 mijë objekte të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Sa i përket pallateve, 202 të dëmtuar dhe 4 të pabanueshëm.
Në Qarkun Durrës, është ngritur njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli.
Ekipe të vlerësimit me ekspertë kanë ardhur: Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Franca.
Ekipe shqiptare: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e Bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 Njësitë Administrative Durrës.
Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth.
Bilanci paraprak është:
Bashkia Durrës – 187 Objekte të inspektuara, 86 të pabanueshme, 4 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
Në rang qarku, 278 objekte të inspektuara
Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 13:30, janë prishur 14 objekte të shkatërruara, 7 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.
Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte dhe në Thumanë, në 1 objekt.
Me grupet e vlerësimit në terren, raporti për dëmet materiale po përditësohet orë pas ore, por paraprakisht, në rang kombëtar ekziston ky bilanc:
Banesa të shembura 131
Banesa të dëmtuara rëndë 3811
Banesa të dëmtuara lehtë 3149
Pallate të dëmtuar rëndë 461
Pallate të dëmtuar lehtë 324
Pallate të shpallur të pabanueshëm pas verifikimit 20
PERSONA TË STREHUAR NË HOTELE, ÇADRA, QENDRA SOCIALE DHE FAMILJE DHE TË AFËRM
Vijon procesi i strehimit të të dëmtuarve në qendra sociale dhe hotele. Sipas të dhënave të deritanishme, janë:
Në hotele: ?1 961 qytetarë
Në çadra: ?964 qytetarë. Duhet të kujtojmë se shumë nga të dëmtuarit kanë kërkuar vetë të qëndrojnë në çadra në zonat rurale, për të asistuar dhe për t’i qëndruar pranë gjësë së gjallë dhe bagëtisë.
Në qendra sociale: ?867 qytetarë
Në familje dhe të afërm: ?2 525 qytetarë
QENDRA E RE DISPECER
Në bashkinë Durrës është krijuar qendra dispecer ku janë vendosur 6 telefona dhe operatorë të cilët nisin punën brenda ditës së sotme. Shumë shpejt, kjo qendër do të jetë funksionale për të pritur çdo telefonatë dhe për të koordinuar për çdo shqetësim. Ftojmë të gjithë qytetarët të kontaktojnë qytetarët për çdo nevojë asistencë apo ndihmë materiale numrat do të afishohen në vijim.