Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Edhe pse jemi në konflikt me Presidentin bashkëpunojmë, Basha të sjellë propozimet për situatën e tërmetit


Gjatë një prononcimi për mediat kryeministri Edi Rama, u pyet edhe për rolin e Presidentit Ilir Meta dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për situatën e tërmeteve.

Rama tha se pavarësisht se është në konflikt me Presidentit do bashkëpunojë me këdo që ndihmon njerëzit.  

Me presidentin jemi në konflikt të hapur. Por ne jemi me të gjithë ata që duan të ndihmojnë njerëzit. Kjo sepse kjo është një tragjedi që ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se jemi në konflikt me presidentin, ne prapë bashkëpunojmë me këdo që është me njerëzit në këto momente të vështira”-deklaroi Rama.

Ndërsa për kreu e PD-së, Rama deklari se duhet që Basha të sjellë propozimet në tavolinë lidhur me përballimin e situatës së pas tërmetit.

Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrohemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë.  Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *