Presidenti amerikan Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të homologut të tij francez, Macron, i cili tha se ‘NATO-s i kishte vdekur truri’. Ai tha se komenti i homologut të tij për NATO-n ishte shumë fyes dhe harbut.
‘Askush nuk ka nevojë për NATO-n më shumë se Franca’, tha Trump në një shtyp të përbashkët me shefin e aleancës, Stoltenberg, përpara samitit të Londrës.
Ai shtoi se është shumë e rrezikshme që Franca të bëjë komente të tilla.
Në fillim të nëntorit, Macron tha se NATO-s ‘i kishte ngordhur truri’ në një intervistë për ‘The Economist’.
Ai gjithashtu shprehu dyshime për zbatueshmërinë e parimit të mbrojtjes kolektive, duke sqaruar se SHBA-ja dhe shenja të braktisjes së aleatëve të saj ushtarakë, gjë që e kishte demonstruar me tërheqjen e papritur të trupave të saj nga Siria verilindore muajin e kaluar.
Duke folur për krizën e tarifave mes SHBA-së e Francës, Trump tha: ‘Unë nuk dua që Franca të taksojë kompanitë amerikane, nëse dikush i takson kompanitë amerikane është SHBA-ja, jo Franca.’
Administrata Trump propozoi të hënën tarifa mbi importet franceze me vlerë deri në 2.4 miliardë dollarë, përfshirë djathin, buzëkuqet, çantat dhe verën e gazuar, në një përgjigje sy për sy për taksat e Francës ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane, përfshirë ‘Google’, ‘Amazon’ e ‘Facebook’.