Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia amerikane propozon kontrolle të detyrueshme për njohjen e fytyrës në aeroporte


Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) po bën presion për të imponuar skanim të detyrueshëm të njohjes së fytyrës për të gjithë amerikanët që hyjnë ose largohen nga Shtetet e Bashkuara, duke u përpjekur të mbyllë mundësinë që i lejon qytetarët të zgjedhin.

Propozuar në një dosje të kohëve të fundit, ‘DHS’ kërkoi një ndryshim në rregullat aktuale në mënyrë që ‘të sigurojë që të gjithë udhëtarët, përfshirë qytetarët amerikanë, mund të kërkohet të fotografohen pas hyrjes dhe / ose nisjes’ nga SHBA-ja, duke përmendur nevojën për të identifikuar kriminelët ose ‘terroristët e dyshuar’.

Edhe pse ende nuk është zbatuar, ndryshimi i rregullit është në ‘fazat përfundimtare të përpunimit’, tha një zyrtar i ‘DHS’ për ‘CNN Business’.

Sipas udhëzimeve ekzistuese, qytetarët amerikanë dhe persona të tjerë me të drejtë qëndrimi të ligjshme kanë mundësinë të shmangin skanimet biometrike në aeroport dhe të identifikohen me mjete të tjera.

Ndërsa disa udhëtarëve e kanë të vështirë të zgjedhin udhëzimet e dhëna që ndryshojnë nga aeroporti në aeroport, ‘DHS’ me sa duket dëshiron të zvogëlojë ngatërrimin duke e bërë të detyrueshme skanimin nëpërmjet fytyrës.

Rregulli i ri u refuzua nga grupet e lirive civile dhe mbrojtësve të privatësisë, të cilët thanë se kjo vetëm do të cënojë më tej privatësinë e amerikanëve dhe do t’i fusë ata nën një tjetër shtresë të mbikëqyrjes ndërhyrëse të qeverisë.

‘DHS’ aktualisht është vendosur të vendosë në 20 nga aeroportet më të mëdha të Amerikës skanues biometrikë brenda vitit 2021, pavarësisht një numri të madh të çështjeve të privatësisë dhe problemeve teknike të vazhdueshme.

Vitin e kaluar, një raport i mbikëqyrësit të brendshëm zbuloi se teknologjia e njohjes së fytyrës së departamentit nuk po funksiononte dhe nuk mund të jetë në gjendje t’i përmbushë pritshmëritë brenda afatit.

‘DHS’ gjithashtu zvogëloi shqetësimet e sigurisë vitin e kaluar, kur njoftoi se do të bashkëpunonte me ‘Amazon’ për sistemin e tij gjithëpërfshirës ‘HART’, i cili do të kalojë për ruajtje informacione shumë të hollësishme të më shumë se 250 milionë njerëzve te gjiganti i teknologjisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *