Vendosni fjalën kyçe....

Tigri në Indi vendos rekord, përshkon 1300 kilometra në kërkim të partneres


Një tigër në Indi ka udhëtuar 1.300 km në 150 ditë, duke kërkuar një territor të ri të pasur me gjah dhe partnere për t’u çiftuar. Udhëtimi mbresëlënës i maces së madhe është bërë shëtitja më e gjatë e tigrave e regjistruar ndonjëherë në Indi.

Tigri që jetonte në rezervatin ‘Tipeshwar Wildlife’, kishte një radio të bashkangjitur, si pjesë e një studimi afatgjatë për migrimin dhe shpërndarjen e maceve të mëdha. Ai la rezervën në qershor për të ndërmarrë atë që doli të ishte një udhëtim epik.

Pas muajve në këmbë, tigri përfundimisht arriti në rezervatin ‘Sanctuary Dnyanganga’.

Ndërsa shumica e udhëtimit përfshinte zona të pyllëzuara, kafsha gjithashtu udhëtoi nëpër vende me popullsi të dendur. Sidoqoftë, tigri i ri arriti të shmangte ndërveprimet me njerëzit gjatë udhëtimit të tij, duke udhëtuar natën dhe duke pushuar gjatë ditës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *