Vendosni fjalën kyçe....

“Të vijnë ekspertë të huaj të shohin pallatin, kemi frikë të hyjmë në banesë”-kërkesa e banorit nga Durrësi


Situata pas tërmetit ka krijuar një situatë të paqartë me banorët në Durrës, pasi kërkojnë siguri për të hyrë në pallatet e tyre.

Sipas tij, edhe pse kërkesa për inspektim është bërë që para 3 ditësh, asnjë ekspert nuk është dukur për t’iu dhënë garanci banorëve që të vijojnë jetën normalisht në pallat.

Të vijë një ekspert të na tregojë. Nuk e dimë çfarë kolonash janë ato. Ka pak banorë, shumicat kanë ikur, shumica janë në Kavajë. Kemi bërë kërkesë për inspektim para 3 ditësh. Ai më tha që kemi dërguar një ekspert, e ka parë dhe është e sigurt. Inxhinierët që marrin vesh të vijnë ta shohin”- tha banori për Faxnews.

Madje, ai kërkoi ndihmë nga ekspertët e huaj, duke ju bërë thirrje që të shkojnë dhe të tregojnë nëse pallati i tyre është banueshëm. Derisa të ndodhë një gjë e tillë, banori shtoi se nuk ndërmend të kthehet në banesë prej frikës.

Të vijnë ekspertët e huaj se këta tanët s’po na thonë gjë. Është hera e parë që ky pallat pëson dëmtime nga tërmeti. Ra ai i shtatorit, por pati ca viza të lehta. Ky ishte lemeri. Mua mu duk se zgjat 1 orë. Nuk ma mban të kthehem në banesë, pa u qetësuar një çikë gjendja. Unë tani kur lëviz diçka ma jep zemra. Nuk dua ndihmë të madhe se vetëm muret janë. Të vijnë t’i shohin. Kanë aparatura e të vijnë t’i masin. Unë i lutem Zotit që të vijnë. Unë nuk rri këtu po nuk më tha njeri që këtu të rri pa frikë”- deklaroi qytetari nga Durrësi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *