Vendosni fjalën kyçe....

I vodhën kushëririt 2 milionë lekë, arrestohet 25-vjeçari në Kamëz, procedohen dhe dy adoleshentë


Një 25-vjeçar është arrestuar ndërsa dy të mitur po ndiqen penalisht nën akuzën për vjedhjen e një banese. Bëhet fjalë për një grabitje që ka ndodhur më 6 nëntor në Kamëz, në shtëpinë e kushëririt të personit të arrestuar.

Tre të rinjtë akuzohen se kanë grabitur një shumë pre 2 milionë lekësh të reja.

Detajet e policisë

Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *