Vendosni fjalën kyçe....

Shformimi i Durrësit përmes pamjeve satelitore që nga 1985-a, si u ndërtua pa kriter në dekadat e fundit


Viti 2018

Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet në 3 nga 61 bashkitë e vendit. Durrësi, sikurse dhe Tirana, është qarku i vetëm që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto.

Ish- Këneta e Durrësi është njëra prej lagjeve më informale të qytetit. Lëvizjet demografike bënë që të zhvendoseshin nga jugu e veriu në një tokë që u projektua për tokë bujqësore. Punimet për bonifikimin e kësaj kënete filluan në vitin 1961 dhe përfunduan në vitin 1967. Pamjet satelitore të nxjerra nga Google Earth Timelapse, i cili është një projekt që të lejon që të shikosh ndryshimet e planetit që prej 1984, tregojnë se zona e Kënetës në Durrës, e cila ka një terren të dobët për ndërtime filloi të popullohej masivisht pas vitit 2010. Ndërsa në 2015-n ajo zonë ishte bërë njësh me qytetin e Durrësit. Për fat të keq, Ish-Këneta ishte një nga zonat më të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, ku u shënuan jetë të humbura.

Si u përfitua fusha e ish-Kënetës

Objektet kryesore që u ndërtuan në bazë të projekt idesë janë: hidrovori i Porto Romanos me ka 7 copë motopompa me kapacitet rreth 24 m3/ sek; kanali i ujërave të larta Spitallë, që mbledh ujërat e kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë në Porto Romano; me gjatësi 7200 ml; kanali i ujërave të larta Shënavlash që mbledh ujërat e shirave te kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë afër Shtëpisë së Pushimit te Ushtrisë në Plazhin e Durrësit me gjatësi 7800 m; mbrojtja e kënetës nga deti me argjinature me gjatësi 9200 ml; mbrojtja e kënetës nga lumi Erzen me argjinature (krahu i majtë) me gjatësi 4700 ml; kolektori kryesor kullues i kënetës që sjell ujërat e kullimit në hidrovorin e Porto Romanos me gjatësi 7883.60 ml; 26 kanale kulluese sekondare me gjatësi totale prej 39 164 ml. Me përfundimin e të gjitha objekteve të mësipërme për kullimin e kësaj fushe u përfituan 3050 ha tokë.

Popullimi i zonës së plazhit, shkulën pishat dhe ngulën pallatet

Durrësi, si qyteti i dytë më i madh në vend, pati një zgjerim pas viteve ’90. Në vitin 1985 Durrësi i ngjante një qyteti të mbledhur të ngritur rreth portit të Durrësit, i ndarë dukshëm nga Shkozeti, ndërsa në zonën e plazhit nuk kishte ndertime.

Plazhi me pisha i Durrësit ka mbetur si një kujtim nga e kaluara, të cilat na e rikthejnë pamjet satelitore të vitit 1985. Përgjatë vijës bregdetare janë edhe pishat. Gjurma e pishave në hartë vështirë të duket më pas viteve 2000, ku vendin e zuri betoni.

Pishat u prenë dhe vendin e tyre e zunë pallatet shumë katëshe në brezin e rërës, i cili edhe ky është një terren jo i qëndrueshëm për ndërtime.

Vetëm në 2018-n, numri i lejeve të reja të ndërtimit për banesa ishte 770, apo 47% më shumë se një vit më parë, ndërsa për sa i përket sipërfaqes së ndërtimeve për banesa, ajo u rrit me 70% në raport me një vit më parë.

132 leje ndërtimi janë dhënë për ndërtesa me tre ose më shumë kate, të cilat kanë një sipërfaqe prej 725 mijë metra katrorë, mesatarisht 5500 metra katrorë për secilën godinë të marrë leje për ndërtim. Ndërsa 10 leje janë dhënë për rezidenca për komunitetin, 290 leje janë dhënë për banesa me një kat dhe 338 janë leje për ndërtesa me dy kate.

 

Viti 1985

Viti 1990

Viti 1990

Viti 1995

Viti 2000

Viti 2005

 

Viti 2010

Viti 2015

Viti 2018

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *