Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoria e Doganave jashtë funksionit pas tërmetit, evakuohen punonjësit (FOTO)


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duket se nuk i ka shpëtuar dëmtimit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Përmes një njoftimi, ministria e Financave njofton se në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, janë konstatuar dëmtime të rënda strukturore. Godina është shpallur jashtëfunksionit nga inspektorët e Institutit të Ndërtimit dhe stafi është evakuuar në godina të tjera.

 “Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, çka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *