Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë ndjekje penale ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj. Kjo pas debatit që pati ky i fundit ditën e djeshme, me banorët dhe me drejtorin e urbanistikës në Bashkinë e Lezhës, Nik Leka.
Vasili thotë se Lleshaj kundra ligjit po i detyron qytetarët të qëndrojnë në ndërtesa të pasigurta.
“Në rastin e këtij ministri do niste hapin e parë prokuroria, nje minister që u kërkon ai në shkelje të ligjit qytetareve të hyjnë në banesa të pasigurta të provuara që janë të pasigurta, për këto prokuroria është shumë vonë, duhet të kishte nisur që dje ndjekjen penale.
Nuk mundet qytetaret të dëgjojnë një ministër që u thote nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot u thotë në mënyrë të përsëritur. Pra ministri s’u ka asnjë borxh qytetarëve që ka përgjegjësi publike e kushtetuese te marre pergjegjesite per ta, por këtu në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur me qytetarët, armiqësor, të egër, ky minister s’ka hezituar të helmojë fëmijë e të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata me gaz lotsjelles, është ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente në këtë ditë fatkeqësie, mund të bëhëj pak më njeri, është cështje serioze në raportin e tij me ligjin, prokuroria shqiptare është shumë vonë, duhet që dje të kishte nisur cështjet penale, nje minister që imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik. Një banesë, shkollë e paverifikuar mirë do të thotë më pas humbje jetë sikurse rezultoi edhe në tërmetin e 26 nëntorit.
Ky ministër imponon zërin dhe ekspertizën teknike që është e vetmja ajo që me ligj të marrë një përgjegjësi të tillë. Ky është që bën edhe inxhinierin e arkitektin e urbanistin në dëm të qytetarit që duhet të hynin në banesa të pasigurta që mund të ishin burim i një humbje tjetër. Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria s’mund të heshtë më e të jetë bashkëpërgjegjëse, të shohë sjellje në terren antiligjiore e ti japi imunitet”, thotë Vasili.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Lleshaj pati një përplasje verbale me Nikë Lekën, drejtorin e urbanistikës në Lezhë. Ky i fundit tha se një pallat është i pasigurt, mirëpo Lleshaj i bërtiti duke i thënë atij të mos përhapë panik.