Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi hedh nesër në votim projektrezolutën kundër ndërhyrjeve Ruse, reagon Ambasada: Sulme të pajustifikuara


Në rendin e ditës së nesërme në Kuvend është parashikuar edhe hedhja në votim e projektrezolutës së propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla  “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimit në proceset demokratike kombëtare”.

Arsyet e propozimit të kësaj Projekt-Rezolute janë si më poshtë:

 – Konstatohet me shqetësim rritja në mënyrë eksponenciale e ndërhyrjeve të huaja në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

 – Vërehet me shqetësim rritja e rasteve të dezinformimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë.

– Thekson se ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se një ndërhyrje e tillë nga shtetet e tjera përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike;”(Lexo këtu projektrezolutën e plotë)

Rendi i ditës i datës 05.12.2019 në Kuvend

Lidhur me këtë projektrezolutë gjatë diskutimit të saj për marrjen edhe opinionit në Komisionin e Politikës së Jashtme pati një debat mes ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe propozuesit të saj Taulant Balla.

Por ditën e sotme Ambasada e Federatës Ruse në vendin tonë pati një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale duke i quajtur sulme të pajustifikuara dhe të pabazuara të cilat shkojnë në kundërshtim edhe me qëllimet e OSBE-së ku Shqipëria dhe Rusia janë anëtare me të drejta të plota.

Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian”-thuhet ndër të tjera në komentin e Ambasadës Ruse në Facebook./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *