Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda në një konferencë për shtyp ka bërë publike bilancin e inspektimeve paraprake në rajonet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Sipas Vodës në qarkun e Durrësit 4151 objekte të inspektuara, e mes tyre 1735 banesa të pabanueshme dhe 270 banesa që duhen prishur.
Bilanci paraprak i inspektimeve:
Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për t’u prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228 për t’u prishur;
Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.
Ndërkohë në punën në terren, përditësimi i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit do të jetë:
27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:
10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
17 objekte në Bashkinë Durrës.
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ndër të tjera theksoi se ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës si dhe prishja e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, pranë autostradës në Durrës.
Bëhet me dije se menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës.
Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve.
Aktualisht, nga punonjësit e policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës, janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.
3 objekte ku janë vendosur ndihmat.
3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.
4 qendrat e akomodimit në hotele.