Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me Arta Markun për “Shullazin”, profili i Kryeprokurorit Olsian Çela


Olsian Çela ka qenë pjesë e 10 prokurorëve që u përplasen më ish-kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dhe të besuarën e saj te Krimet e Rënda, Donika Prela lidhur me dosjen Shullazi.

Pas përplasjes, Marku e transferoi Çelën në Prokurorinë e Beratit, si masë ndëshkuese për kundërshtimin që ai dhe disa prokurorë të tjerë i bënë shortit për përzgjedhjen e prokurorëve që do lexonin pretencën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Më pas vendimi i Arta Markut u rrëzua nga Gjykata Administrative dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë e riktheu atë në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Olsian Çela u zgjodh sot Kryeprokuror i ri i vendit me 101 vota pro në seancën plenare. Pas zgjedhjes ai u betua në Kuvend dhe tashmë është Kryeprokuror i ri i vendit për 7 vitet e ardhshme.

Olsian Çela e nisi karrierën e tij si prokuror në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës.

Ai ka qenë prokuror në Tiranë e më pas në vitin 2004 emërohet tek Prokuroria e krimeve të Rënda.Çela e ka drejtuar për 4 vite me radhë Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndërsa ka hetuar dosje të tilla si ‘Xibraka’, ‘Kompas’ ndërsa ka hetuar edhe grupin e Emiljano Shullazit, dosje për të cilën u përplas me Arta Markun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *