Vendosni fjalën kyçe....

Pas emërimit të Olsian Çelës, e besuara e Arta Markut jep dorëheqjen


Menjëherë pasi Olsian Çela mori drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kanë nisur ndryshimet në kabinetin e tij.

Sipas BalkanWeb, e besuara e Arta Markut, Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kujtojmë se Alketa Zifla ishte prokurorja që zëvendësoi Rovena Gashin, pas largimit të saj si pasojë e procesit të Vettingut.

Ajo konsiderohej si krahu i djathtë i Markut pasi kur ajo mori detyrën në dhjetor të vitit 2017, mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

Mëngjesin e sotëm dy ish-shokët e Fakultetit, Olsian Çela dhe Arta Marku u shfaqën përpara gazetarëve duke falenderuar njëri tjetrin. Me frymëmarrje të shpeshtuar dhe me emocione, Marku i dorëzoi Çelës detyrën.

Arta Marku dhe Alketa Zifla


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *