Vendosni fjalën kyçe....

S’lufton dot korrupsionin në vend, Rama zotohet ta bëjë këtë për një vit në drejtim të OSBE-së


Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama me këtë rast mbajti një fjalim, duke e konsideruar këtë si një moment historik drejtimin e kësaj organizate ndërkombëtare.

Ndërsa parashtronte objektivat e presidencës së Shqipërisë në drejtimin e kësaj organizate, Rama u zotua se do të luftojë korrupsionin.

“Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme.

Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm.

Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit.

Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE“- tha ai.

Në Ministerialin e OSBE-së sot në Bratislavë, Shqipëria mori zyrtarisht stafetën për të drejtuar OSBE-në për një vit. Para se të lexonte fjalimin, Rama u shfaq në një video me logo të “ERTV”-së me këmbët mbi tavolinë, me Endri Fugën në krah të djathtë duke e shkruar këtë fjalim.

Kujtojmë se në raportin e këtij viti të “Transparency International” mbi shkallën e korrupsionit në botë,  Shqipëria u radhit në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte radhitur e 91-ta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *