Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se është pjesë e kontrabandës dhe trafikut të njerëzve, policia irlandeze i bastis shtëpinë, i gjend drogë dhe mijëra euro


Një shqiptar, që dyshohet se është i përfshirë në kontrabandë dhe trafik njerëzish drejt Republikës së  Irlandës, por edhe në biznesin e drogës, ka qenë në shënjestrën e një sërë bastisjesh nga Byroja e Pasurive Kriminale (CAB)

Detektivët besojnë se i dyshuari, i cili është nga Shqipëria, por që jeton prej pak kohësh në Irlandë, është pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal shqiptar, me qendër kryesisht në kryeqytetin Dublin.

Shqiptari, rreth të 40-ve, është i lidhur me një biznes makinash dhe restorante dhe që të dy janë kontrolluar ditën e sotme nga agjentët e CAB, shkruan “Irish Times”.

Gjithashtu u kontrollua edhe banesa e shqiptarit si dhe zyrat e një kontabilisti dhe një agjenti të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë nuk është kryer asnjë pasi burime për gazetën irlandeze janë shprehur se, operacioni në Blanchardstown, Dublin, dhe Bray, Co Wicklow, ishte përqendruar në mbledhjen e provave në lidhje me pasuritë e të dyshuarit burimi kriminal i tyre.

Gardaí gjeti një sasi të vogël kokainë, me vlerë rreth 500 €, së bashku me 10,000 € dhe 12,000 in në para të gatshme dhe një orë zvicerane Hublot. Dy automjete gjithashtu u konfiskuan me dyshimin se kishin origjinë kriminale; një Audi A5 dhe një Mercedes C Class.

Një llogari bankare me më shumë se 190,000 € në depozitë është ngrirë gjithashtu nga Cab.

Sipas asaj që po heton CAB, grupi i strukturuar kriminal merret kryesisht me trafikimin e njerëzve, kryesisht shqiptarë, të cilët mbërrijnë në Irlandë për të kërkuar azil politik, përcjell Syri.net.

Këtë javë tetë shqiptarë u gjetën në një anije ngarkese e cila do të mbërrinte në një  port pranë  Waterford , ndërsa u dëbuan sërish për në Francë.

Gjithashtu këtë javë, 23 persona u riatdhesuan për në Shqipëri dhe Gjeorgji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *