Vendosni fjalën kyçe....

8 të vrarë në sulmin ndaj një autobusi në verilindje të Kenias


Militantët e dyshuar të al-Shabaab vranë tetë persona në një autobus pas një sulmi në Kenia, sipas autoriteteve.

Militantët sulmuan autobusin me 50 pasagjerë që ishte nisur nga kryeqyteti kenyan për në Qarkun Wajir, duke vrarë vetëm persona jo-myslimanë. Wajir në Kenian veriore është i banuar kryesisht nga myslimanët.

Komandanti i Policisë së Qarkut Wajir, Stephen Ng’etich, u tha gazetarëve se persona të armatosur i zunë pritë autobusit duke vrarë 8 civilë. Afërsia e Wajir me kufirin Kenia-Somali ka çuar në sulme të shumta nga militantët al-Shabaab që kanë marrë qindra jetë.

Në nëntor 2014, militantët al-Shabaab vranë 28 mësues kenianë ndërsa më 2 dhjetor 2014, 36 punëtorë të guroreve të krishterë u vranë në qarkun Mandera nga militantët, duke bërë që qeveria të rrisë sigurinë përgjatë kufirit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *