Ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara ka hedhur poshtë thirrjen e Uashingtonit për ‘dialog të qëndrueshëm e thelbësor’, duke thënë se ‘denuklearizimi i kërkuar nga administrata Trump është jashtë tryezës së bisedimeve’.
‘Ne kemi nevojë të kemi bisedime të gjata me SHBA-në dhe denuklearizimi tashmë ka dalë nga tryeza e bisedimeve,’ tha ambasadori Kim Song në një deklaratë të shtunën.
Song shtoi se thirrjet e administratës Trump për dialog janë një ‘mashtrim’ për të shtyrë çështjen e denuklearizimit pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Song, Trump tha ‘do e shohim’ dhe shtoi se ai do të jetë i befasuar nëse Koreja e Veriut do të vepronte në mënyrë armiqësore.