Vendosni fjalën kyçe....

Garë e fortë mes Enedës dhe Fifit, cila e fitoi ‘Këngën Magjike’


Eneda Tarifa është fituesja e festivalit të këtij viti të “Këngës Magjike”.  Kënga e saj “Ma zgjat dorën” mori pikët maksimale nga juria.

 “Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë.

Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një kohë kaq të vështirë të bëjnë një spektakël të tillë, të bëjnë Këngën Magjike. Tani unë e kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e Eneda pasi u shpall fituesja e këtij edicioni.

Çmimi i vendit të dytë shkoi për Fifin, e cila mori vlerësimin maksimal të publikut. Madje edhe në sallën e koncerteve, kur fituese u shpall Eneda publiku thërriste emrin e saj.

Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja fituese e edicionit të kaluar, Anxhela Peristeri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *