Vendosni fjalën kyçe....

Maurizio Cattelan-it i hanë bananen 120 mijë dollarëshe, tani banania zëvendësuese ruhet nga policia (FOTO/VIDEO)


E mbani mend veprën e artit, një banane e ngjitur në mur që kushtonte 120,000 dollarë? Epo dikush e ka ngrënë bananen e artistit italian Maurizio Cattelan.

Punimi i artit, i titulluar “Komedian” i artistit italian, ishte në ekspozitë në galerinë ndërkombëtare Perrotin në Art Basel në Miami.

Tre blerës, blenë pjesët e veprës së artit këtë javë. Por artisti David Datuna e tërhoqi bananen nga muri, e zhveshi dhe e kullufiti të tërën.

“Performanca e artit nga unë. Unë e dua veprën artistike të Maurizio Cattelan dhe me të vërtetë e dua shumë këtë instalim. Ishte shumë e shijshme”- shkroi Datuna në Instagram.

Pavarësisht zemërimit fillestar të anëtarëve të stafit, banania u zëvendësua me shpejtësi dhe nuk do të ndërmerret asnjë veprim tjetër ndaj Datuna-s.

Vepra thuhet se vjen me një certifikatë të origjinalitetit, që do të thotë se pronarët mund të zëvendësojnë bananen. “Datuna nuk e shkatërroi punën e artit. Banana është ideja”– tha drejtori i galerisë Lucien Terras për  “Miami Herald”.

Pas këtij incidenti, BBC shkruan se u vendosën forca të policisë për të ruajtur bananen zëvendësuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *