Vendosni fjalën kyçe....

Reshje dëbore javën që vjen, pritet ulje e temperaturave


Fillimi i javës tjetër pritet të sjelë reshje shiu në një pjesë të vendit ndërsa të martën e mërkurën parashikohen reshje dëbore ne lartësinë mbi 800 metra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, temperaturat do zbresin duke bërë që në zonat malore të shkojnë 0-5 gradë Celsius ndërsa në pjesën tjetër temperaturat maksimale do shkojnë deri në 16 gradë.

Të enjten e të premten, priten reshje dëbore në lartësinë mbi 400 metra që pritet të prekin më së shumti zonat verilindore e juglindore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *