Vendosni fjalën kyçe....

Rusisë i lihet një derë hapur pas dënimit, por duhet të plotësojë një kusht


Agjensia Botërore e Anti-Dopingut, WADA, ka sugjeruar se mund të rishqyrtojë pezullimin katër vjeçar ndaj Rusisë, nëse të dhënat e plota sigurohen nga laboratori i Moskës teksa skandali është në klmin e tij.

Në një takim të hënën në Lausanne, Zvicër, Komiteti Ekzekutiv i WADA-s votoi njëzëri për shpalljen e Agjencisë Ruse kundër Dopingut (RUSADA) të papajtueshme, duke ndaluar Rusinë për katër vjet nga ngjarjet kryesore sportive përfshirë Lojërat Olimpike dhe Kupën Botërore në FIFA.

Masa vjen pasi Rusia u vlerësua se manipuloi të dhënat e WADA-s nga një laborator antidoping i Moskës në janar.

Por duke folur për mediat pasi u njoftua vendimi, kryetari i Komitetit të Pajtueshmërisë në WADA, Jonathan Taylor, la derën e hapur për rikthim të parakohshëm për RUSADA-n.

‘Nëse të dhënat e papërpunuara ofrohen, mund të ketë një rishqyrtim të pasojave,’ tha Taylor.

Të dhëna të plota nga laboratori do t’i lejonin agjencisë të ketë një pamje të saktë të historisë së testimit të sportistëve rusë dhe të ndjekë çdo sanksion në rast të shkeljeve të pazbuluara të dopingut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *