Konfirmohen në detyrë prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Xholi dhe gjyqtari pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Klodian Kurushi.
Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi dy zyrtarët e lartë të drejtësisë u vlerësuan në tre kriteret, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.
Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.
Ndërsa Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
Ndërkohë, Komisioni i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Problem për të u bë pasuria.
Sipas KPK-së, Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve.