Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri meksikan arrestohet në SHBA nën akuzat për drogë


Një ish-ministër meksikan është arrestuar në SHBA, i akuzuar për marrje ryshfeti nga një kartel droge. Ish-ministri i Sigurisë Publike, Genaro García Luna, akuzohet se ka lejuar kartelin Sinaloa të “El Chapo”-s, të operojë në Meksikë në këmbim të miliona dollarëve.

Prokurorët thonë se García Luna i mundësoi kartelit një kalim të sigurt për dërgesat e drogës  si dhe qasje në informacione të ndjeshme, shkruan BBC.

Ata thonë se në dy raste, anëtarët e kartelit dorëzuan deri në  5 milionë dollarë në dy kasolle, për të personalisht.

García Luna, 52 vjeç, ka shërbyer si shef i Sigurisë Publike nën presidencën e Felipe Calderon në vitet 2006-2012.

Arrestimi i tij në Teksas është një zhvillim i madh në politikën meksikane. García Luna nuk ishte thjesht një figurë e rëndësishme në administratën e Calderon, ai ishte ministri i Sigurisë Publike në Meksikë, ishte fytyra e forcës federale të policisë së vendit.

BBC shkruan se ish-ministri meksikan u mor në paraburgim të hënën në Dallas, Texas.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se ish-ministri e përdori pozicionin e tij për të mbrojtur operacionet e kartelit Sinaloa nga viti 2001 deri në 2012, duke i mundësuar që të operonte pa u ndëshkuar në Meksikë. Nëse shpallet fajtor, García Luna do të përballet me një dënim nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *