Vendosni fjalën kyçe....

Anthony Hopkins shmang bisedat për politikë: Aktorët janë budallenj


Aktori Anthony Hopkins ka deklaruar gjatë një interviste se nuk ka dëshirë të ndajë idetë e tij politike publikisht, duke shtuar se aktorët janë “mjaft budallenj”.

Hopkins po jepte një intervistë me aktorin tjetër Brad Pitt për “Interview Magazine” kur tha se shpesh nuk pranon të ndajë mendimet e tij për industrinë e filmit apo ngjarjet botërore, sepse sipas tij “nuk ia vlen”. Në këtë intervistë Pitt ishte në rolin e intervistuesit.

“Unë nuk kam ndonjë mendim. Aktorët janë goxha budallenj. Mendimi im nuk vlen për asgjë. Nuk ka polemikë për mua, kështu që mos më përfshini, sepse unë nuk do të marr pjesë.”– tha Hopkins. Aktori shtoi se ai rrallëherë shkon të shohë filma në kinema dhe se nuk i pëlqen “filmat me ekran të gjelbër” siç i quan ai filmat e rinj. Megjithatë e vlerësoi filmin e Brad Pitt “Once Open a Time Hollywood”.

Hopkins është ndër aktorët e rrallë në SHBA që nuk pëlqen të përfshihet në politikë, pasi vitet e fundit artistët e famshëm kanë dalë publikisht duke kërkuar mbështetje për X apo Y politikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *